Hyrje

Mirë se erdhët te Inter-ethnic Project Gostivar (IPG), organizatë joqeveritare multi-etnike lokale me seli ne Gostivar, Maqedoni.

IPG u themelua ne Gusht 2000 si iniciativë e përbashkët e një grupi qytetarësh të Gostivarit dhe organizatës holandeze “Inter-Kerkelijk Vredesberaad” (IKV). Prej themelimit, IPG ka realizuar mbi 25 projekte dhe ka përkrahur mbi 45 projekte të realizuara nga partnerë lokalë me qëllim të stimulimit të tolerancës dhe bashkëpunimit ndër-etnik ndërmjet komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Gostivar.

Si organizatë lokale, IPG gjithmonë përpiqet të punojë në interesin e qytetarëve dhe t’i ndjekë nevojat dhe ngjarjet në këtë komunë në përgjithësi. Duke filluar nga 2005, puna e IPG-së filloi të fokusohet kryesisht në qeverisjen e mirëfilltë dhe zhvillimin e medias së pavarur. Me gjetjen e mekanizmave të ndryshme për përforcimin e bashkëpunimit midis autoriteteve lokale dhe qytetarëve, nëpërmes përforcimit të kapaciteteve dhe shërbimeve informative, IPG e avancon demokracinë lokale me pjesëmarrje të qytetarëve në Gostivar. Në të gjithë projektet IPG orvatet që ta përforcojë mirëkuptimin dhe tolerancën ndër-etnike, të promovojë vlera humane dhe kështu ta rrisë besimin e qytetarëve dhe stabilitetin në pjesën veri-perëndimore të Maqedonisë.

Suksesi i IPG-së bazohet në rrjetin e partnerëve, ekspertizën në përmirësimin e marrëdhënieve ndër-etnike, ekspertizën në menaxhimin e projekteve, besueshmërinë dhe rrënjët brenda komunës së Gostivarit.